Njeriu më i fuqishëm në botë martohet, por nusja e tij është “sa një mizë”! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Njeriu më i fuqishëm në botë martohet, por nusja e tij është “sa një mizë”!

09:20 | 27 Tetor 2018

Thonë se dashuria nuk njeh kufi, këtë me së miri e dëshmonë kjo martesë.

Njeriu më i fuqishëm në botë, ylli i “Game of Thrones”, Hafþór Júlíus Björnsson, është martuar me të dashurën e tij, Kelsey Henson.

Ceremonia martesore është zhvilluar në vendin e tij të lindjes, në Islandë, më 20 tetor.


29-vjeçari shkroi vetë në Instagram:

“Është një kënaqësi e madhe që tani mund të them se Kelsey Morgan Henson është bashkëshortja ime. Duhet ta mbaj mirë këtë grua të mrekullueshme për gjithë pjesën tjetër të jetës. Jam shumë i emocionuar për gjithë ato aventura që na presin përkrahë njëri-tjetrit”.

Ata tërhoqën vëmendjen e publikut për shkak të dallimit të madh në gjatësi. Thor është i gjatë 2.06 metra, kurse Kelsey vetëm 1.58 metra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!