Njësia Speciale rrethon lagjën Kalabria në Prishtinë, ja arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Njësia Speciale rrethon lagjën Kalabria në Prishtinë, ja arsyeja

22:47 | 18 Korrik 2018

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një aksion për të kapur disa persona të dyshuar nga INTERPOL.

Ky aksion ka filluar para disa orëve në lagjën Kalabria të Prishtinës dhe ende po vazhdon, përcjell ORAinfo.

Këtë e ka konfirmuar për ORAinfon zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili ka thënë se ky aksion do të vazhdojë nga Njësia Speciale e Kosovës.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili  ka për qëllim identifikimin dhe prangosjen e disa personave të dyshuar për veprën penale, marrje e jetës, e që jane shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha

Aktualisht në këtë lagje janë një numër i madh i Njësive Speciale që kanë rrethuar një pjesë të kësaj lagje.

ORAinfo ka siguruar videon nga vendi i ngjarjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!