Nuk dihet kur do të përfundojnë punimet në autostradën Prishtinë-Pejë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Nuk dihet kur do të përfundojnë punimet në autostradën Prishtinë-Pejë

22:29 | 03 Nëntor 2018

Punimet në autostradën Prishtinë-Pejë nuk dihet se kur do të përfundojnë, ani pse ishte paralajmëruar se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.

Afro 200 milionë euro është vlera për rregullimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Por, punimet në rrugën e cila lidh Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën me Malin e Zi, nuk kanë përfunduar tërësisht.

Banorët e kësaj pjese thonë se disa punë të pakryera u krijojnë rreziqe të mëdha.
Ka të atillë që thonë se shumë herë u është rrezikuar jeta nga mundësia e madhe për t’u aksidentuar.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati paralajmëruar se punimet e kësaj rruge, të nisura vite më parë, do të përfundonin brenda vitit 2018.

Ministria e Infrastrukturës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Kohavision-it për arsyet e vonesave në punime.

Për këtë projekt, 71 milionë euro ka ndarë BERZH-i dhe 85 milionë të tjera Banka Investive.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!