Nuk do ta besoni! Ja cili futbollist i United po krahasohet me Ronaldon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nuk do ta besoni! Ja cili futbollist i United po krahasohet me Ronaldon

18:50 | 12 Shkurt 2019

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka krahasuar yllin francez të klubit Anthony Martial me superstarin e Juventusit dhe pesë herë fituesin e me Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Martial ka bërë përshtypje për Unitedin qysh kur Solskjaer mori përsipër klubin, ashtu si Marcus Rashford, Ander Herrera dhe Jesse Lingard përcjell ORAinfo.

Ai kishte një performancë mbresëlënëse kundër Fulham dhe ka gjetur pjesën e prapme të rrjetës nëntë herë këtë sezon.

Përpara ndeshjes së United kundër PSG në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampioneve UEFA, Solskjaer po bisedonte me shtypin rreth Martial dhe aftësitë e tij.

Ai e krahasoi atë me Ronaldon dhe tha: “Nëse dëshiron të jetë në nivelin e Cristiano Ronaldos, Anthony e di se çfarë duhet të bëjë, varet nga ai, ai ka talent”./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!