Nuk do të lejohet më plagjiatura, UP-ja merr masa të rrepta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Nuk do të lejohet më plagjiatura, UP-ja merr masa të rrepta

19:05 | 12 Tetor 2018

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” investon në rritjen e nivelit të integritetit akademik.

UP-ja ka nisur një projekt për programimin e një softueri kontrollues për indeksin e ngjashmërisë apo plagjiaturës eventuale në punimet shkencore të punuara në këtë institucion.

Po ashtu, UP-ja synon verifikimin e të gjitha temave të masterit dhe doktoratës të studentëve dhe stafit akademik, duke rritur kështu transparencën dhe cilësinë e punimeve.

Prorektori Dashamir Bërxulli u shpreh, se ‘ky është një hap cilësor në planin logjistik dhe procedural, që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në konsolidimin e një kulture të integritetit dhe vlerave akademik në UP’.

Softueri në fjalë është në fazën e specifikimit teknik dhe më pas do të realizohet në një kohë të shkurtër, duke pranuar asistencë nga kompani të specializuara.

Realizimi i këtij softueri në gjuhën shqipe është risi edhe për gjithë botën akademike shqiptare.

UP-ja ka kohë, që është përballur me pritje për avancim të teknologjisë dhe procedura më të rrepta për rritjen e nivelit të integritetit akademik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!