Nuk ndalet Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci është sinonimi i budallakisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nuk ndalet Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci është sinonimi i budallakisë

23:55 | 16 Maj 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka adresuar fjalë të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka shkëmbyer akuza të forta gjatë 24 orëve të fundit.

Zeka e ka quajtur budalla të parin e Drenasit, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Ramiz Lladrovci është sinonimi i budallakisë më të rëndë të një njeriu shqiptar”, është shprehur Zeka.

Deputeti i Nismës i ka kërkuar ballafaqim televiziv kryetarit të Drenasit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!