“Nuk përkrahim zhbërjen e Speciales”, AKR del kundër PDK-së e AAK-së – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

“Nuk përkrahim zhbërjen e Speciales”, AKR del kundër PDK-së e AAK-së

14:01 | 13 Janar 2018

Dy deputetët e AKR’së kanë ndryshuar mendje rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri në një takim me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, i kanë premtuar asaj se AKR’ja nuk bëhet pjesë e iniciativave që i prishin punët Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Deputeti Islam Pacolli ka shkruar se Apostolovës ia kanë konfirmuar qëndrimin e AKR’së që nuk do të bëhet pjesë e iniciativës që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.

“Ne takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjere te rendesishem, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qendrimin e AKR; asnjehere nuk do te behemi pjese e ndonje iniciative qe demton marredheniet e Kosoves me aleatet perendimore”, ka shkruar Pacolli në FB.

Deputeti Tahiri ka njoftuar se në takimin e ftuar nga Apostolova ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës.

“Ne mbetëm me shpresë se Kosova dhe populli i saj janë duke ecur drejt radhitjes me vendet e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo varet se si duan të punojnë me përkushtim për popullin e Kosovës, e gjithë klasa politike e vendit”, ka shkruar Tahiri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!