Nuk përmbahet nga gëzimi, kështu uron presidentja e Kroacisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nuk përmbahet nga gëzimi, kështu uron presidentja e Kroacisë

23:10 | 11 Korrik 2018

Kroacia do të ndeshet me Francën në Finalen e madhe të Botërorit.

Kjo pasi sonte mundi Anglinë me rezultat 2:1, në pjesën e vazhdimeve.

Ky fakt patjetër se e ka gëzuar presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ka reaguar menjëherë me një postim në Facebook.

“Njerëzit e mi, është e mundur. Ju lumtë, ju lumtë edhe fansave. Kroacia në finaleeeeeeeee”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, presidentja kroate përpos që ka përcjellë të gjitha ndeshjet ku luante Kroacia, ka qenë edhe një tifoze e flaktë për Kombëtaren e vendit të saj.

Madje, ajo ka shprehur gëzimin e saj jo pak herë me brohoritma e përqafime me djemtë e Kombëtares pas ndeshjeve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!