Nuk po ndalen akuzat për Facebook-un – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nuk po ndalen akuzat për Facebook-un

18:06 | 25 Maj 2018

Akuza të reja për kolosin e mediave sociale Facebook, pas rastit Cambridge Analytica.

Kompania amerikane ”Six4Three” denoncoi pranë një gjykate kaliforniane, sepse sipas saj, Facebook kishte mbledhur informacione në mënyrë të paligjshme mbi përdoruesit dhe miqtë e tyre.

”Në këtë denoncim dyshimi u referohet shumë e-maile midis menaxherëve të Facebook-ut, përfshire edhe Mark Zuckerberg-un”, shkruan ”The Guardian”.

Sipas blogut të specializuar Cnet, disa nga metodat e përdorura janë vendndodhja e përdoruesve, leximet e mesazheve, përgjimet nëpërmjet telefonit dhe përgjimet e telefonatave midis përdoruesve.

Këto gjëra kanë ndodhur në 2015 dhe që nga ajo kohë ”Six4Three” nuk është më operativ në treg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!