Nuk shkoi në aeroport pa e përqafuar Ledrin, por shikoni çfarë bën tani Rita për Ledrin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Nuk shkoi në aeroport pa e përqafuar Ledrin, por shikoni çfarë bën tani Rita për Ledrin

10:07 | 19 Shkurt 2018

Koncerti i këngëtares me famë botërore, Rita Ora ka pushtuar mediet vendore dhe ato ndërkombëtare tash e dy ditë.

Ajo kishte ardhur special për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, meqë rast dhuroi një performancë të mrekullueshme para rreth 300 mijë personave, shkruan lajmi.net.

Para se të dilte Rita në skenë, ishte reperi Ledri Vula ai i cili ka dhënë një ndër performancat më të mira ndonjëherë, duke përfshirë edhe elemente patriotike në të.

Pasi përfundoi koncertin, reperi kishte shijuar edhe perfomancën e jashtëzakonshme të Ritës e cila me të përfunduar u nis menjëherë për në Londër.

Gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë një video në të cilën shihet Rita teksa po e përfaqonte Ledrin para se të nisej në aeroport.

Ndërsa, ishte Ledri ai i cili së fundi ka ndarë disa fotografi nga koncerti i së shtunës dhe menjëherë Rita Ora pëlqeu fotografinë e tij, që tregon se dyshja janë miq shumë të mirë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nora Istrefi