Nuk shkoi në debat me Arashin, por do të befasoheni çfarë bëri Shpend Ahmeti gjatë kohës kur po mbahej debati – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nuk shkoi në debat me Arashin, por do të befasoheni çfarë bëri Shpend Ahmeti gjatë kohës kur po mbahej debati

21:33 | 14 Nëntor 2017

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i ka ikur sot debatit të radhës përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, që ishte planifikuar të mbahej sonte në KTV.

E, gjatë kohës kur po zhvillohej emisioni Rubikon, në kuadër të të cilit ishte paraparë të mbahej debati, Shpend Ahmeti është parë në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Ahmeti është fotografuar duke pirë çaj rusi te Trosha, në shoqërinë e një numri meshkujsh, përfshirë edhe ish-kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli.

VV e Ahmetit ka nënshkruar ditë më parë marrëveshje me AKR’në e Pacollit, për balotazhin e 19 nëntorit në kryeqytet, si dhe për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, që zbatohet në rast se Ahmeti i fiton zgjedhjet. /Express/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!