Nuk do t’ua merrte mendja kurrë, por ky është burimi më i madh i infeksioneve në shtëpinë tuaj (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Nuk do t’ua merrte mendja kurrë, por ky është burimi më i madh i infeksioneve në shtëpinë tuaj (Foto)

20:03 | 21 Prill 2017

Një deklaratë shokuese ka ardhur nga doktor Philip Tierno, profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, mbi infeksionet në shtëpi.

Sipas tij objekti më i përlyer në shtëpi është sfungjeri i kuzhinës.
“Sfungjeri i kuzhinës është plot me vrima që ruan të gjitha papastërtitë gjatë pastrimit, dhe madje edhe mikroorganizmat e padëshiruar.

Grimcat e ushqimit gjatë larjes mbeten të ‘mbërthyer’ në të çarat, dhe meqë sfungjeri mbetet i lagësht dhe thahet ngadalë, çdo 20 minuta zhvillohen bakteret reja”, shpjegoi ai.

Tierno konsideron se lënda më e mirë dezinfektuese është zbardhues me klor.

Përgatitja e tretjes
Zbardhuesi me klor duhet të përzihet me ujë në raportin 1: 9 dhe duhet futur sfungjer në përzierje për 30 sekonda ose më gjatë. Kështu do të shkatërrohen të gjithë mikroorganizmat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!