“Nuk vendoset flamuri i Kosovës”, çfarë po ndodh “Te Rrethi”? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

“Nuk vendoset flamuri i Kosovës”, çfarë po ndodh “Te Rrethi”?

20:38 | 13 Shkurt 2018

Në këto momente zyrtarë të MAPL-së janë duke tentuar të vendosin flamurin shtetëror “Te Rrethi”.

Gjatë përpjekjes për vendosjen e flamurit të Kosovës, punëtorët bashkë me zyrtarët hasën në pengesa për shkak të defekteve në shtizën e flamurit. Këto defekte ata po përpiqen t’i evitojnë, raporton Koha Ditore.

“Te Rrethi” i flamurit kanë arritur edhe inspektorët e komunës të cilët kërkuar sqarime se përse po tentohet vendosja e flamurit të Kosovës. Zyrtarët kanë thënë se është vendim i qeverisë që krahas atij kombëtar, të vendoset edhe ai shtetëror.

Derisa punëtorët po përpiqen të evitojnë defektin në shtizë, inspektorët komunalë të Prishtinës po qëndrojnë larg tyre.

Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!