Nxehet kryeministri, i quan armiq të Kosovës të gjithë ata qe flasin për kufijt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nxehet kryeministri, i quan armiq të Kosovës të gjithë ata qe flasin për kufijt

18:02 | 11 Shkurt 2019

Kryeministri i Ramush Haradinaj ka thumbuar të gjithë ata që flasin për çështjen e kufijve.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me familjet e dëshmorëve të komunës së Deçanit.

Në këtë takim Haradinaj ka folur rreth çështjes së kufijve të Kosovës.

Ai ka thënë se kushtetuta e obligon ta mbrojë Kosovën kështu siç është, e pandarë dhe e pacenuar.

“Kushdo që jeton në këtë vend e ka obligim me e mbrojt këtë Kosovë të 17 të shkurtit. Kushtetuta më obligon me e mbrojt kështu si është e që thotë se është një e pandame dhe e pacenueshme në territor. Cilido qytetarë me kushtetutë është i obliguar me mbrojt Kosovën e 17 shkurtit”, është shprehur kryeministri.

Tutje, ai ka thënë se kushdo tjetër që e cenon territorin e Kosovës, qoftë luftëtarë, ushtarë i dalluar apo udhëheqës, është armik i Kosovës.

“Nëse e hapim çështjen e kufijve e hapim varret e atyre që e kanë dhënë jetën, askush se ka këtë të drejtë nëse dikush e hap çështjen e territorit është armik i Kosovës. Kush është ai mik që ka të drejtë me fol për tokën e vendit tim, ai që ta hap kufirin nuk është më mik, çështja e hapjes së kufirit të Kosovës i shkon për shtati vetëm Vladimir Putinit”, ka thënë Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!