O’Connell tregon si mund të bëhet themelimi i FAK-ut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

O’Connell tregon si mund të bëhet themelimi i FAK-ut

15:40 | 17 Prill 2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell në bashkëbisedimin e zakonshëm me qytetarë në profilin e tij në Facebook, i pyetur se kush do të themelohet Ushtria e Kosovës, ai ka thënë se kjo duhej të ndodhte përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai në përgjigjen e tij ka theksuar se është në interesin tonë dhe interesin e Kosovës të kemi një sektor të fortë të sigurisë dhe do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e FSK-së.

Më poshtë mund ta lexoni përgjigjen e plotë të O’Connell rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura:

Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1999 ka pasur një rol kyç në sektorin e sigurisë se Kosovës. Jemi krenar që e kemi ndihmuar krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, që e kemi zhvilluar atë institucion, që e kemi ndihmuar të mbyllet kur i kishte mbaruar mandati dhe pastaj kemi ndihmuar të formohet Forca e Sigurisë se Kosovës. Është në interesin tonë dhe interesin e Kosovës të kemi një sektor të fortë të sigurisë dhe do te vazhdojmë të punojmë me ju për forcimin e FSK-se. Sa i përket transformimit te FSK-së në Ushtri të Kosovës, mesazhi i NATO-s ka qenë i qartë, aleatët tonë presin që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese. Nga perspektiva ime siguria e Kosovës varet fillimisht nga marrëdhëniet e ngushta me NATO-n dhe këshilla e pritja ime është që Kosova të mos bëjë asgjë që do e kërcënonte marrëdhënien me aleatet e NATO-s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!