Oficerja qëllon për vdekje hajdutin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Oficerja qëllon për vdekje hajdutin

19:20 | 13 Maj 2018

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në mesditën e së shtunës në Brazil, kur një 21 vjeçar kishte tentuar grabitje në një shkollë në momentet kur po festohej Dita e Nënës.

Sipas pamjeve të publikuara një oficere e policisë jashtë detyrës ishte pjesë e festës ku vajza e saj po studionte në Suzano, njofton Klan Kosova.

Por pavarësisht jashtë detyrës së saj ajo për një moment qëllon me armë të dyshuarin i cili kishte planifikuar të futej brenda shkollës.

Banditi i cili po ashtu u përpoq të sulmonte nënat ndërroi jetë pas katër plagëve të marra nga oficerja.

Rasti raportohet se ndodhi tek Master College Ferreira në Brazil, njofton Klan Kosova.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!