Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak

16:46 | 21 Prill 2017

Vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak e ka marrë Gjykata në Mitrovicë e kryesuar nga gjykatësi i EULEX’it.

Ivanoviq ndërkaq ka thënë se është i pafajshëm.

“Unë e kam një qëllim, që ta heq njollën nga emri im dhe që përfundimisht ta zgjidh këtë çështje. Absolutisht nuk kam lidhje me atë që më ngarkohet, por këtë duhet ta dëshmojë” ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq vitin e kaluar ishte dënuar me 9 vjet burg për krime kundër civilëve shqiptarë të kryera më 14 prill të vitit 1999 nga forcat serbe në Mitrovicë.

Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërkohë që në procesin gjyqësor kundër tij janë dëgjuar më shumë se 80 dëshmitarë të prokurorisë dhe mbrojtjes.

Sipas avokatit të tij, Ivanoviqit i ndalohet kontakti me dëshmitarë të këtij procesi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!