Opozita e pa koordinuar, rezoluta kthehet në pikën zero – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Opozita e pa koordinuar, rezoluta kthehet në pikën zero

08:21 | 09 Nëntor 2018

Është kthyer në pikën zero koordinimi i opozitës për rezolutën që do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogonte për korrigjimin e kufijve.

Tri partitë opozitare, LDK-ja, LVV-ja e PSD-ja, janë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Megjithatë, pas dështimit në Kuvend për miratimin e rezolutës kundër kësaj ideje opozitarët opsion tjetër e shohin organizmin e protestave, megjithëse thonë se koordinimi në mes tyre është në pikën zero.

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, po vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Por ato nuk po arrijnë të dalin me një strategji të përbashkët për kundërshtimin e kësaj ideje. Përkundrazi, partitë opozitare aktualisht ndodhen në pikën zero edhe sa i përket organizimit të protestave kundër kreut të shtetit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë për gazetën Zëri se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për organizmin e protestës së ardhshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!