Pacolli duke agjëruar Ramazanin edhe në Sofje, i vetmi pa kafe në tryezë para samitit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Pacolli duke agjëruar Ramazanin edhe në Sofje, i vetmi pa kafe në tryezë para samitit

10:53 | 17 Maj 2018

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, janë takuar për konsultime para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ata e publikuan edhe një foto nga vendi ku u ulën për të pirë një kafe para se të fillojë samiti.

Por një detaj i vogël iu ka ikur te gjithëve.

Ndryshe nga të tjerët që janë në këtë foto, është Behgjet Pacolli ai që para vetes nuk ka kafe.

Jo pasi Pacolli është duke agjëruar Ramazanin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Pacolli i cili vite me radhë ka që agjëron.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!