Pacolli e quan Daçiqin të turpëruar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Pacolli e quan Daçiqin të turpëruar

15:06 | 08 Nëntor 2018

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq rreth Inteprol-it.

Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ndër të tjera tha se “Interpoli do të mbushet me fletëarreste për udhëheqësit e Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se Serbia mund të vazhdojë t’i keqpërdor institucionet ndërkombëtare, ashtu siç sipas Pacollit ka vepruar deri më tani.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.

Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.

Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.

E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!