Pacolli i çon në ekskursion ambasadorët me taksa të qytetarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Pacolli i çon në ekskursion ambasadorët me taksa të qytetarëve

09:38 | 03 Gusht 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në deklarimet e tij për media, shumë herë ka thënë se me para të tij ka lobuar për Kosovën në vende të ndryshme të botës.

Por në një rast tjetër që mund të cilësohet lobim i llojit të vet, Pacolli do t’i përdor taksat e qytetarëve.

Bëhet fjalë për një ekskursion që Ministria e Jashtme, nën udhëheqjen e Pacollit, do t’i dërgoj të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë, shkruan ORAinfo.

Qëllimi i ekskursionit do të jetë vizita në monumentet historike të Kosovës dhe do t’i kushtojë buxhetit të ministrisë 1 mijë euro.

Përmes procedurave të prokurimit, MPJ tashme ka përzgjedhur një agjenci turistike në të cilën ka porositur dy autobusë me të cilët do të barten të gjithë ambasadorët në atë që ministria e ka emëruar si ekskursion.

“Shërbime të transportit për ekskursionin e Trupës Diplomatike në Kosovë”, thuhet në tenderin që tashmë është përzgjedhur edhe kompania fituese e cila do ta bëjë bartjen e ambasadorëve.
ORAinfo merr vesh se kjo ka qenë iniciativë e vet Pacollit, si një mundësi edhe për tu njoftuar me ambasadorët.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë sqaruar se ky ekskursion përfshinë vizitat në disa prej monumenteve kryesore historike, siç është Prekazi, Ulpiana, Decani etj. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!