Pacolli i ‘han fjalët’, i kalon pushimet jashtë Shqipërisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Pacolli i ‘han fjalët’, i kalon pushimet jashtë Shqipërisë

21:37 | 10 Gusht 2018

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka nis pushimet.

Ministri i Punëve të Jashtme nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se ka zgjedhur Kroacinë për disa ditë pushimi.

Në fotografitë e publikuar në luksin e jahtit Va Bene ai shihet në shoqërinë e gruas dhe fëmijëve të tij.

“Mbas shumë pune dhe stresi, më në fund një mbrëmje e mrekullueshme, në “Diamond- Vabene”, para Dubrovnikut, më familjen time”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se në verën e kaluar, Begjet Pacolli kishte thënë se ai mund t’i kaloj pushimet në çdo vend tjetër të botës, por e kishte zgjedhur rivieren shqiptare.

Ndërsa, në këtë verë, ai së bashku me familje kanë shkuar për pushime në Kroaci./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!