Pagat, punëtorët e Feronikelit marrin lajmin e shumëpritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Pagat, punëtorët e Feronikelit marrin lajmin e shumëpritur

11:48 | 15 Maj 2018

Janë bërë gati tre muaj që prodhimi në “Ferronikel” është ndërprerë për shkak të problemeve financiare që ka ndërmarrja.

Njëra nga dy pagat që nuk u janë paguar punëtorëve të “Ferronikelit”, e cila ka qenë shkas që ata ta ndalin punën, u është paguar të premten.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, të dielën.

Nika tha se është bërë mirë që punëtorëve u janë dhënë pagat e marsit, madje ai tha se pagat janë dhënë me rritje.

“Punëtorët i kanë marrë pagat me rritje, do të thotë pagat e marsit, ashtu siç jemi marrë vesh ne sindikalistët me menaxhmentin e ndërmarrjes. Presim që në fillim të javës së ardhshme t’i marrim edhe pagat e muajit prill, kështu që ta përmbyllim një punë që na ka shkaktuar të gjithëve shqetësim. 820 punëtorë sa jemi në ‘Ferronikel’ jemi të përkushtuar për punë, por problemet janë ende të pranishme dhe po e pengojnë punën”, ka thënë Nika.

I pyetur nëse pasi t’u paguhen pagat punëtorët do t’i kthehen punës, Nika tha se beson shumë se prodhimi do të rifillojë së shpejti.

Ai ka sqaruar se kthimi i prodhimit është punë e menaxhmentit të “Ferronikelit”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!