Pak para nisjes së ndeshjes, Presidenti me fjalë emocionuese për Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Pak para nisjes së ndeshjes, Presidenti me fjalë emocionuese për Kosovën

18:45 | 11 Tetor 2018

Ndonëse po qëndron zyrtarisht në Jerevan të Armenisë, në Samitin e 17-të të Frankofonisë, ku sot Kosova e avancoi edhe statusin e saj si pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Thaçi nuk e ka harruar lojën ndërmjet Kosovës dhe Maltës, e cila do të nisë së shpejti.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se me zemër është në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm.

“Edhe pse gjendem në Armeni, me zemër jam në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm. Sonte e presim fitoren e radhës së përfaqësueses sonë ndaj Maltës. Forca Kosova!”, ka shkruar Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!