Pak para zgjedhjeve, në Mitrovicë përçahen partitë politike – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pak para zgjedhjeve, në Mitrovicë përçahen partitë politike

18:11 | 14 Nëntor 2017

Partia e Drejtësisë në Mitrovicë është përçarë në vendim për mbështetje të Agim Bahtirit në balotazhin e së dielës.

Një zyrtar i kësaj partie, ka postuar në Facebook një reagim kundërshtues për vendimin e degës, e që sipas tij është vendim i bazuar në mendimin e pakicës dhe jo shumicës së kryesisë. Berat Sinani, që është anëtar i kryesisë së PD-së në Mitrovicë, ka thënë se do ta mbështesë Valdete Idrizin.

Ky është publikimi i tij i plotë:

Unë Berat Sinani anëtarë i kryesisë së PD-së – Dega Mitrovicë, shpreh gatishmërinë time për ta përkrahur Valdete Idrizin me të gjitha forcat e mia. Koalicioni me AKR nga Partia e Drejtësisë është bërë në mënyrë jo të drejtë dhe këtë e argumentoj me votat ku kryesia ka qenë plotësishtë kundër:

V.N. Abstenim

Gj. Pro AKR
K. Pro AKR
K. Pro PDK
H. Abstenim
B. Pro PDK
S. Pro PDK
I. Abstenim
Andaj me kaq pakë vota nuk e di se si mund të nënshkruhet ose sa është legjitime një koalicion i tillë për të cilin delegacioni i PD-së është nisur për t’u rinegociar me AKR dhe ka vazhduar me nënshkrimin e saj pa miratimin e kryesisë ku edhe pjesa dërmuese e kandidatëve për asamble janë kundër këtij koalicioni. Andaj për hir të sinqeritetit ndaj votuesve, për hirë të sinqeritetit të vendit tonë dhe mbi të gjitha të autoritetit tim ndaj votuesve tanë jam i obliguar të sqarohem mbi atë që ka ndodhur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!