Pal Lekaj flet sikur të ishin hequr vizat, ja çfarë thotë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Pal Lekaj flet sikur të ishin hequr vizat, ja çfarë thotë

23:50 | 25 Maj 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza falë punës së qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Meritë ekzekutive e kësaj qeverie për vendimet që i ka marrë”, thotë Lekaj.

“Nuk merrem me llafe të opozitës që punojnë kundër liberalizimit të vizave. Kur ka qenë liberalizimi i vizave më afër se tani”, tha Lekaj në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Kemi pasur qeveri me 90 deputetë por nuk kanë mujt me i zgjidh çështjet e rëndësishme për vendin dhe çka tani, a nuk është meritë e z.Haradinaj dhe koalicionit qeverisës’, shtoi ai.

Lekaj nuk dha datë për liberalizim të vizave por thotë se rekomandimi për liberalizim do të ndodh brenda këtij viti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!