Pal Lekaj menaxher i dobët, ministria e tij dështon në mirëmbajtjen e rrugëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Pal Lekaj menaxher i dobët, ministria e tij dështon në mirëmbajtjen e rrugëve

16:48 | 16 Gusht 2018

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj ka dështuar në mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale.

Shumë rrugë të cilat menaxhohen nga kjo ministri vazhdojnë të jenë të rrezikshme për shoferët për shkak të rrëshqitjeve të dhetut dhe bllokimit të rrugëve, raporton ORAinfo.

E pakujdesshme në mirëmbajtjen e rrugëve kjo ministri është treguar edhe kur është fjala për pastrimin e rrugëve të cilat pothuajes çdo ditë po vërshohen si pasojë e reshjeve të shiut.

Në disa foto dhe video të publikuara nga gazetari Gëzim Bimbashi, shihen pamje ku ura në Vragoli që është në rrugen kryesore Prishtinë-Pejë është tërsisht e bllokuar nga uji. Kjo urë shërben për ndryshimin e rrugëve nga Prishtina në Pejë dhe anasjelltas.

Shumë vetura dëtyrohen të kthehen kur shohin se kalimi nën urë është i pamundur. Qytetarët ankohen se po e kanë të pamundur të kalojnë nëpër këtë rrugë, ndërsa ankohen se janë të detyruar të paguajnë taksa për mirëmbajtjen e rrugëve, por që në shumë raste po del të jetë e pasuksesshme. /ORAinfo/ 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!