Palestina “digjet”, këto janë pasojat e Trumpit pas njohjes së Jeruzalemit kryeqytet izraelit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Palestina “digjet”, këto janë pasojat e Trumpit pas njohjes së Jeruzalemit kryeqytet izraelit

14:36 | 07 Dhjetor 2017

Palestinezet në rripin e Gazës kanë djegur flamujt e SHBA-ve dhe fotografitë e presidentit amerikan Donald Trump, në shenjë revolte ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të njohë Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.

Ndaj këtij vendimi kanë pasur reagime të ashpra, sidomos nga udhëheqësit e vendeve me popullsi myslimane, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Indonezi Joko Vidodo, lideri i vendit më të populluar me mysliman, dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kryeministri i Malajzia Najib Razak, u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën të kundërshtojnë njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Zëdhënës i qeverisë jordaneze Mohamed el Momani, tha se vendi i tij refuzon vendimin e njëanshëm të Shteteve të Bashkuara duke e quajtur atë ligjërisht zero.

Mbreti i Jordanisë Abdullah II, ka shprehur shqetësimin e tij në një bisedë telefonike me Trumpin, i cili i tha se është mosrespektim i të drejtave të palestinezëve, myslimanëve dhe të krishterëve në Jerusalem dhe mund të shkaktojë përhapjen e ekstremizmit.

Ministria e jashtme turke e ka quajtur vendimin e Trumpit “të papërgjegjshëm” dhe i bën thirrje Uashingtonit ta rishqyrtojë atë.

Në të njëjtën kohë, qeveria irakiane i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin vendimin e tyre për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit për të shmangur përhapjen e terrorizmit.

Edhe Egjipti refuzon vendimin e SHBA-ve dhe lëvizjen e ambasadës në Jerusalem, raporton Reuters.

Ministria e jashtme iraniane tha se Irani “dënon seriozisht” vendimin e SHBA që shkel rezolutën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Arabia Saudite, gjithashtu, shprehu kundërshtim ndaj masës së Trumpit, duke deklaruar se ai “provokoi ndjenjat e myslimanëve anembanë botës”.

Katari vlerësoi gjithashtu se vendimi për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem është “përshkallëzim i rrezikshëm dhe dënim me vdekje për ata që duan paqe”, raporton Al Jazeera.

Dhe Libani paralajmëron se vendimi i Trumpit po kërcënon procesin e paqes dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.

Reagimi më i ashpër, siç pritej, vjen nga Palestina, ku janë mbledhur mijëra qytetarët dhe dogjën flamuj të SHBA-ve dhe fotografit e Trumpit. S

Shkollat ​​dhe dyqanet janë mbyllur që nga mëngjesi, ndërsa palestinezët po përgatiten të vazhdojnë protestën.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!