Pamje mahntëse! Ja si duket Toka nga 6 milionë km larg – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pamje mahntëse! Ja si duket Toka nga 6 milionë km larg

00:01 | 24 Shkurt 2018

NASA ka publikuar një foto të Tokës dhe Hënës të shkrepura rreth 6.2 milionë kilometra larg nga planeti.

Toka është pika e ndritshme në mes të fotos, ndërsa djathtas është Hëna.

Fotoja është bërë nga sateliti Osiris-Rex më 17 Janar. Ajo shërben për të kujtuar sesa e vogël është planeti ynë në thellësitë e hapësirës.

Osiris-Rex u lëshua nga Gjiri Canaveral në vitin 2016.

Sateliti do t’i afrohet një asteroid, që po i afrohet planetit, i njohur si Bennu.

Osiris do të kalojë 505 ditë duke e vëzhguar Bennu dhe më pas do të përpiqet të marrë një mostër nga pluhuri i asteroidit për ta sjellë në Tokë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!