Pamje rrëqethëse: Rrëshqet dheu, shtëpia për pak sa nuk shembet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pamje rrëqethëse: Rrëshqet dheu, shtëpia për pak sa nuk shembet

19:05 | 12 Tetor 2017

Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një shtëpi për pak sa nuk shembet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ku dheu nën shtëpi ka rrëshqitur.

Autoritet përkatëse në Durban të Afrikës së Jugut, janë alarmuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë prekur këtë zonë, transmeton Telegrafi.

Të paktën 11 persona raportohet të kanë humbur jetën, dhe dyshohet se ky numër pritet të rritet në ditët në vijim pasi operacionet e kërkim shpëtimit ende nuk kanë përfunduar.

Në video mund të shihet se si ka rrëshqitur dheu nën shtëpi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe nga çasti në çast pritet të shembet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!