Para Bajramit një familje nga Podujeva gëzohet, bëhet me shtëpi të re – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Para Bajramit një familje nga Podujeva gëzohet, bëhet me shtëpi të re

21:47 | 20 Gusht 2018

Familja e Halim Blakçorit, në fshatin Letanc të Podujevës, është bërë me shtëpi të re. Çelësat e shtëpisë, e ndërtuar nga kompania Beni Dona, i janë dorëzuar familjes nga kreu i Komunës, Agim Veliu.

I pari i Podujevës i ka uruar shëndet e mbarësi familjes, e cila do ta gëzojë shtëpinë e re.

“Jam i lumtur që në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, i dhuruam çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc”, ka shkruar Veliu në Facebook.

“Kësaj familje i uroj shëndet e mbarësi dhe ta gëzojnë shtëpinë e re! Shtëpia për familjen Blakçori është ndërtuar nga afaristi llapjan Ragip Mustafa”, ka thënë Veliu.

Kjo nuk është hera e parë që kompania Beni Dona ndihmon një familje në nevojë.

Deri më tani, kjo kompani ka ndihmuar disa familje në forma të ndryshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!