Para ndeshjes me Dortmund, Hugo Lloris ka një kërkesë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Para ndeshjes me Dortmund, Hugo Lloris ka një kërkesë

19:13 | 11 Shkurt 2019

Do të zhvillohet ndeshja mes Tottenham dhe Dortmund, e para kësaj, portieri i skuadrës angleze ka një kërkesë.

Francezi Hugo Lloris ka bërë thirrje tek tifozët që do të jenë të pranishëm në ‘Ëembley’ që t’i japin një shtysë të madhe skuadrës së tij.

Dortmund është një nga skuadrat me formën më të mirë në top pesë ligat evropiane, dhe Lloris është në dijeni për vështirësitë që do t’i ketë skuadra e tij.

Kështu, ai ka kërkuar edhe ndihmën e atyre që konsiderohen si lojtari i 12-të, pra ndihmën e tifozëve.

“Ne kemi nevojë që stadiumi të na shtyjë përpara, të na ndihmojë – në disa momente është e vështirë të përballesh me ‘Ëembley’, por shpresoj, në këtë ndeshje ne do të pranojmë ndihmë nga turma” ka thënë Lloris.

Ndeshja mes Tottenham dhe Dortmund do të jetë nga më interesantet pas atyre mes Man Utd- PSG dhe Bayern – Liverpool.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!