Para ndeshjes me United, PSG tronditet nga lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Para ndeshjes me United, PSG tronditet nga lajmi i fundit

14:58 | 11 Shkurt 2019

Paris Saint-Germain kishte shpresë se do ta fitonte Champions League këtë vit.

Por, lëndimet e lojtarëve kryesorë në këtë fazë të ngjeshur të sezonit, ia vështirësojnë shumë punët trajnerit Thomas Tuchel.

Pas Neymar i cili është konfirmuar se nuk do të luajë për afro tre muaj, tani kanë ardhur lajmet se as Edinson Cavani e Thomas Meunier nuk do të luajnë ndaj United në ndeshjen e nesërme që do zhvillohet në Old Trafford.

Në dyshim për këtë takim është edhe Marco Verratti i cili ka qenë i lënduar tash e sa kohë. Edhe alternativat e Tuchel për t’i zëvendësuar këta lojtarë janë shumë të pakta, sidomos në sulm ku Kylian Mbappe ka mbetur i vetëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!