Paralajmëron Qeveria: Katër kompani të mëdha mund të investojnë në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Paralajmëron Qeveria: Katër kompani të mëdha mund të investojnë në Kosovë

13:31 | 13 Janar 2018

Qeveria ka shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitorët Strategjik. Qeveria, muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.

Njoftimi i Qeverisë njofton se me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.

Zv.kryeministri, Dardan Gashi, ka thënë se janë katër kompani që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Kosovë.

“Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është i dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë”, ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri dhe njëherësh ministër i Diaposrës, Dardan Gashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!