Paraqiten problemet e para të Champions, sulmohen tifozët e Liverpoolit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Paraqiten problemet e para të Champions, sulmohen tifozët e Liverpoolit

13:43 | 25 Maj 2018

Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpoolit dhe të Real Madridit kanë mbërritur në Kiev.

Por prag-ndeshja nuk është më aq e qetë, përkundrazi. Sipas “Interfax Ucraina” dhe “Marca”, mbrëmë një grup tifozësh me origjinë ruse, ka sulmuar tifozët anglezë, në një restorant të kryeqytetit ukrainas.

Kanë fluturuar tavolina dhe karrige duke lënduar disa nga miqtë. Dy rusë dhe një tifoz i Liverpoolit kanë përfunduar në pranga.

Një klimë e ashpër që të sjell ndërmend prag-ndeshjen e Liverpool dhe Roma, ku u rrah brutalisht Sean Cox, tifozi i Liverpool, që ende është në spital me probleme cerebrale, ndërsa dy tifozë të Romës janë në burgun e Prestonit, në pritje të seancës gjyqësore që do të mbahet më 8 tetor.

© SYRI.net

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!