Parashikimi i motit për nesër, temperatura befasuese

22:28 | 19 Shkurt 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, përcjell ORAinfo.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./ORAinfo/

Komento: