Parashikimi i motit për sot – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Parashikimi i motit për sot

08:32 | 13 Gusht 2017

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore do të ketë vranësira disi më të dendura.

Pjesa e dytë e ditës vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke rrezikuar shira të izoluar, më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore. Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime, dhe vranësira të dendura.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehte të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!