Paratë virtuale, BQK vjen me një veprim të papritur! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Paratë virtuale, BQK vjen me një veprim të papritur!

16:05 | 27 Shkurt 2018

Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale.

“ Ky organ i strukturuar në formën e një grupi këshillues do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale, me fokus në trajtimin e tyre nga rregullatorët në vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, si dhe do të përgatisë rekomandime për organet vendimmarrëse të BQK-së lidhur me hapat e mëtejmë në funksion të rregullimit të parave virtuale”, thuhet në një njoftim nga Banka Qendrore.

Siq thuhet në komunikatë BQK-ja ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në adresimin e çështjeve të lidhura me paratë virtuale, duke analizuar zhvillimet relevante, duke kontaktuar autoritetet përgjegjëse në vendet evropiane, si dhe duke komunikuar me publikun qoftë përmes komunikatave të veçanta, qoftë përmes deklaratave dhe prononcimeve të zyrtarëve të saj.

“BQK-ja vazhdon t’ua tërheqë vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!