Partia e kryeministri Haradinaj kërkon ndërprerjen e dialogut, kjo është arsyeja! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Partia e kryeministri Haradinaj kërkon ndërprerjen e dialogut, kjo është arsyeja!

16:29 | 12 Korrik 2018

Deputetët e Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një rezolute kanë kërkuar nga Qeveria të ndërpritet dialogu më Serbinë, deri në vendimin për liberalizim të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Ajo ka thënë se kanë kërkuar liberalizim të vizave para dialogut.

“Së bashku me kolegët e AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të mirret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen. Kërkuam liberalizim të vizave para dialogut”, ka shkruar Donika Kadaj-Bujupi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!