Pas 20 vitesh, Bill Clinton flet për skandalin seksual me Monica Lewinsky-n – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pas 20 vitesh, Bill Clinton flet për skandalin seksual me Monica Lewinsky-n

13:57 | 05 Qershor 2018

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në një intervistë për NBC News është përgjigjur rreth pyetjeve lidhur me skandalin seksual me Monica Lewinsky që përfshiu Shtëpinë e Bardhë në vitin 1998.

Ish-presidenti Clinton tha se do të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë nëse faktet do të ishin të njëjta.

Bill Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual.

Clinton ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë, lëvizja për shkarkimin e tij u nis nga republikanët.

‘Kërkova ndjesë për familjen time, për Monica Lewinsky dhe familjen e saj dhe për popullin amerikan’

Ish presidenti e ka mbrojtur veten nga kritikat e kohëve të fundit të lidhjes së tij me Lewinsky në dritën e lëvizjes #MeToo, duke i thënë NBC News se ai kurrë nuk e ishte takuar me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë pas skandalit.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!