Pas bërjes ushtri, FSK-ja do të ketë kaq ushtarë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Pas bërjes ushtri, FSK-ja do të ketë kaq ushtarë

21:48 | 19 Tetor 2018

Pas bërjes ushtri, FSK-ja do të ketë 5 mijë ushtarë dhe 3 mijë tjerë rezervë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se miratimi i projektligjeve për transformimin e kësaj force në ushtri është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.
Ai ka theksuar se kompetencat e FSK’së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’.

Rama ka bërë me dije se FSK’ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe të qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se FSK’ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dalluar jugun apo veriun.

Gjeneralllejtnant Rrahman Rama ka treguar se me mandatimin e ri FSK’ja do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 revervë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!