Pas fitorës së Kosovës, Thaҫi ka diҫka për të thënë  – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Pas fitorës së Kosovës, Thaҫi ka diҫka për të thënë 

23:53 | 11 Tetor 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ndonëse nuk mundi të jetë i pranishëm në lojën e Kosovës kundër Maltës, ai nga Armenia ka përcjellur golat të cilat edhe shënuan fitoren e përfaqësues sonë.

Thaçi përmes një shkrimi në rrjetet sociale është shprehur të jetë i gëzuar nga kjo fitore, teksa ka thënë se Kosova po ndërton një ekip fantastik.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Lojën nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të reja në të ardhmen.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!