Pas Haradinajt edhe një politikan po pushon në hotelin më luksoz në botë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Pas Haradinajt edhe një politikan po pushon në hotelin më luksoz në botë

21:49 | 13 Janar 2018

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj gjatë kohë ishte temë kryesore në mediumet kosovare për shkak të pushimeve të shtrenjta në Hitel Carlton në St Moritz të Zvicrës, që u quajt edhe hoteli më i shtrenjtë në botë.

Kurse tani në të njëjtin hotel është duke pushuar edhe politikani i njohur nga Kumanova, Hadi Osmani nga radhët e LSDM-së.

Osmani madje edhe ka provokuar duke aluduar se çmimet në këtë hotel nuk janë aq të larta për të.

“Hotel Carlton, St . Moritz, Switzerland Asgjë nuk është shtrenjtë, kur ia vlen!”, ka shkruar Osmani.

I kontaktuar nga gazetari jonë se sa kohë do të qëndrojë në këtë hotel të shtrenjtë dhe prej nga mjetet, Osmani është përgjigjur me arrogancë.

“Edhe unë jam marrë me gazetari, por megjithatë duhet ta respektoni jetën private”, ka thënë Osmani.

Image

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!