Pas lëndimit, vjen lajmi i fundit nga Ozil – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Pas lëndimit, vjen lajmi i fundit nga Ozil

18:42 | 12 Tetor 2018

Unai Emery do ta ketë mundësinë që të llogarisë në shërbimet e mesfushorit gjerman Mesut Ozil, në ndeshjen e ardhshme më 22 tetor kundër Leicester Cityt.

Ozili është rikthyer në stërvitjet e plota me Arsenalin, pas problemit që kishte në shpinë, mirëpo Peter Cech ende është në dyshim për këtë ndeshje.

Gjermani nuk ka pasur të udhëtojë me Kombëtaren e Gjermanisë, pasi gjatë verës, kur përfundoi Botërori i Rusisë, ai vendosi që të pensionohet për arsye raciste ndaj tij.

Stërvitjet Ozili i filloi këtë të premte, dhe pritet të jetë i gatshëm nën urdhëratë e trajnerit spanjoll.

Mesut Ozil në këtë stinor i ka tetë paraqitje dhe i ka shënuar 3 gola në të gjitha garat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!