Pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, jep dorëheqje ministri i njohur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, jep dorëheqje ministri i njohur

15:48 | 17 Tetor 2018

Një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë dorëheqjen.

Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Debati i djeshëm ndodhi gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve. Pas debateve të krijuara në sallë, reagoi edhe zëdhënësi i Qeverisë greke përmes një deklaratë publike.

“Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”, tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi. Tashmë pritet qëndrimi i Tsipras pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!