Pas përfundimit të takimit flet Vuçiq për Kosovën dhe ushtrinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Pas përfundimit të takimit flet Vuçiq për Kosovën dhe ushtrinë

21:31 | 08 Nëntor 2018

Pas përfundimit të takimit në mes presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq që u ndërmjetësua nga Frederica Mogherini, të tri palët janë deklaruar për medie.

Ndërkohë që të dy presidentët janë deklaruar pas takimit, ai serb është deklaruar edhe për taksat e vendosura nga qeveria e Kosovës dhe për ushtrinë, transmeton lajmi.net

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe stacionimin e saj në veri, duke thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Unë thash se isha shumë i shqetësuar për këtë dhe thashë se nuk do të ndodhë, kjo është e gjitha që unë duhet tu them të gjithëve.” është shprehur Vuçiq.

Ndërkohë që Mogherini në një komunikatë për media pas takimit ka lutur palët për përkushtim në përshpejtimin e angazhimit në dialog që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!