Pas përplasjes, shikoni çka i kërkon Milaim Zeka, Ramiz Lladrovcit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pas përplasjes, shikoni çka i kërkon Milaim Zeka, Ramiz Lladrovcit

23:26 | 16 Maj 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka vazhduar akuzat e tij ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lladrovci “tërë karrierën e ka ndërtuar mbi bazën e shantazheve”.

Ai ka thënë se nuk i druhet një padie të mundshme, të paralajmëruar nga Lladrovci kundër tij për gjoja shpifje. “Nuk i trembem padisë”, është shprehur Zeka.

Zeka i ka kërkuar ballafaqim televiziv Lladrovcit.

“Po e ftoj publikisht Lladrovcin, le të vijë në studio, le ta zgjedhë televizionin, do t’i publikoj letrat”, është shprehur ai.

“I kam tri letra që Lladrovci ia drejton (Hashim) Thaçit në vitin 2003-4”, ka treguar Zeka në T7.

“Në ato letra ky tregon për çka e akuzon Thaçi. Këto janë letrat e tij, me nënshkrimin e tij”, ka theksuar Zeka.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!