Pas ratifikimit Kadri Veseli jep një lajm për vizat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Pas ratifikimit Kadri Veseli jep një lajm për vizat

19:16 | 21 Mars 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar për media pas ratifikimit të Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se “nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë për qytetarët”.

“Kemi kaluar çaste jo shumë të lehta. Urime për të gjithë”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se Kosova tash i kthehet normalitetit. Veseli po ashtu ka deklaruar se vendin e presin edhe shumë sfida të tjera përpara.

Kreu i Kuvendit ka thënë se beson se para fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!