Pas SHBA-ve edhe ky shtet largohet nga UNESCO, çfarë po ndodhë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pas SHBA-ve edhe ky shtet largohet nga UNESCO, çfarë po ndodhë

19:09 | 12 Tetor 2017

Izraeli ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO, e kjo vjen vetëm disa orë pas largimit të SHBA-ve, që është bërë e ditur gjatë ditës së enjte.

Amerika ka listuar pikërisht Izraelin si arsye të largimit të saj, duke e akuzuar këtë organizatë për paragjykime “anti-izraelite”

Mirëpo, sipas gazetës Foreign Policy, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.

Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm.

Pas dy ditë votimi të fshehtë, që mund të zgjasë deri të premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kawari, është duke udhëhequr ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab, njofton Klan Kosova.

Mundësia e madhe që Kawari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post ta marrë një personalitet më i përshtatshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!