Pas takimit me anëtarët e COWEB, ministrja Hoxha jep një lajm për vizat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Pas takimit me anëtarët e COWEB, ministrja Hoxha jep një lajm për vizat

16:06 | 26 Shtator 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me anëtarët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

Ata sot në këtë takim janë njoftuar nga ministrja Hoxha për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces, njofton ministria, përcjell Klan Kosova.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se anëtarët e COËEB-it janë njoftuar, lidhur me reformat e ndërmarra në fusha të ndryshme me theks të veçantë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkushtimin për vazhdimin e reformave nga Agjenda Evropiane.

“Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues”, ka thënë Hoxha.

“Presim përshpejtimin e këtij procesi, sepse janë realizuar të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi dhe sivjet presim të realizohet lëvizja e lirë”.

Ministrja ka ofruar të dhëna për anëtarët e COËEB-it për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane, duke vlerësuar se liberalizimi i vizave sjell ndryshim rrënjësor në të gjitha fushat me interes për Kosovën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!